INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Ja si shpërndan tokën publike qeveria

PD: Ja si shpërndan tokën publike qeveria

Publikuar më: 14:08 02-05-2016

Selia blu ka denoncuar një tjetër skemë korrupsioni të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila sipas saj është një rast flagrant i oligarkisë në pushtet. Në një dalje për mediat, nënkryetarja e Departamentit të Pushtetit Vendor Dhurata Çupi, thotë se bëhet fjalë për marrjen dhe ndarjen e pasurive publike, të mijëra metrave katrorë tokë dhe truall për klientët dhe shërbëtorët e qeverisë. Selia blu liston tre rastet më flagrante, ku sipas saj toka publike i është dhënë klientëve të qeverisë.

“Rasi i parë. Edi Rama i ka dhënë Kaselit, ish-Ndërmarrjen e Gomave, ish-NPV-në dhe ish-Fabrikën e Tubave. 10 mijë metra katrorë në mes të Durrësit i merr shërbëtori i Ramës, ai që po hedh betonin e paligjshëm të Erion Veliajt në Parkun e Liqenit.

Rasti i dytë sipas saj është ai i 52 mijë metrave katrorë në mes të Elbasanit, “me ish-rezervat e shtetit që i shkojnë Lucës së Rozafës”.

Rasti i tretë. Më i favorizuari mbetet komisari i Jugut, Kokëdhima, i cili u ka vënë syrin pronave më të mira të bregut. E ka nisur me një pronë të Ministrisë së Mbrojtjes në Lukovë, ku një prej objekteve në vendin më të favorshëm turistik me 2.135 metra katrorë i jepet Koços. Pronë që do të kthehet në biznes privat, që të prodhojë para për komisarin e Jugut. Ja vendimi i qeverisë”, ka thënë Çupi.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111