INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD kallëzon në Prokurori Ramën, Nikollën dhe Manastirliun, ja cila është akuza

PD kallëzon në Prokurori Ramën, Nikollën dhe Manastirliun, ja cila është akuza

Publikuar më: 11:07 08-05-2018

PD ka kallëzuar këtë të martë në Prokurori kryeministrin Edi Rama, ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe atë të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

 Në kallëzimin e depozituar është kërkuar edhe pezullimi nga detyra i ministreve dhe kryeministrit.

Ata kanë argumentuar se nxënësve u janë kërkuar mjetet e identifikimit të prindërve për t’u përdorur në fushatë elektorale.

“Qëllimi vetëm është abuzimi me postin dhe funksionin e kryeministrit dhe dy ministreve dhe personelit që po detyrohet të ushtrojë këtë presion nga lart vetëm për arsye zgjedhore dhe elektorale. Prandaj dhe në kallëzim penal kemi kërkuar jo vetëm fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe funksionit politik për arsye elektorale, për aktivitete zgjedhore dhe politike, po kemi kërkuar dhe pezullimin nga funksioni të kryeministrit dhe dy ministrave pasi mund të prishin provat e hetimit”, tha Albana Vokshi.

Sipas Vokshit,tërheqja e dy ministreve nga urdhri është tregues i paligjshmërisë. Ajo shton se Gjykata Kushtetuese është jofunksionale pasi edhe prokuroria është nën ndikimin e Ramës.

“Është shpjeguar qartë dhe tek kallëzimi që deklaratat e ministreve vërtetojnë qartë paligjshmërinë e aktit të tyre. Duke grumbulluar të dhënat personale Edi Rama hedh në kosh të plehrave një prej rekomandimeve të OSBE ODIHR pasi e ka dhënë të qartë që i duhet dhënë fund abuzimit me burimet shtetërore, në këtë kontekst ai ka përdorur administratën shtetërore për të kryer një veprim të paligjshëm. nuk ka asgjë ndryshe se vendimi i para ca kohësh i Edi Ramës për të marrë të gjithë e-mailet dhe numrat e telefonit për të bërë spiunimin e të gjithë shqiptarëve. Duke qenë në kushtet që Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, prokuroria pavarësisht se është nën ndikimin e Edi Ramës është institucioni i vetëm që mund t’i drejtohej opozita për të ngritur zërin”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.004918098449707