INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD “kërcënon” me burg Ministren e Drejtësisë

PD “kërcënon” me burg Ministren e Drejtësisë

Publikuar më: 16:11 08-02-2018

Partia Demokratike kallëzon penalisht ministre e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pas ekstradimit drejt Italisë të Nazer Seitaj. Madje Enkelejd Alibeja i kujtoi dhe burgun 313.

Enkelejd Alibeaj:
“Rruga e mbarë të qoftë për tek 313-a, sepse e ke ditur, e ke firmosur, ja ku e ke. Jo vetëm një, por edhe një herë tjetër. Dy herë zonjë ke nënshkruar. Në fakt ka një gjë. Nuk është i gjithë faji jot, jo. Faji është i këtij. Kërko avokat dhe po të njoftoj, sot do të të depozitoj, kallëzim penal për shpërdorim detyre për ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj Saliu dhe bashkëpunëtorët e vetë. Tek 313-a do të gjendesh”.
Në kundërpërgjigjen e saj ministra Etilda Gjonaj tha se akuzat e ngritura ndaj saj janë frikë e opozitës për nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi. Madje Gjonaj lëshoi këtë paralajmërim për paraardhësit e saj në ministrinë e drejtësisë.
Edtilda Gjonaj:
“Xhevahirët tuaj të ekstradimit, veçanërisht kur ekstradonit ndonjë personazh të zonave tuaja elektorale. Të paktën ju, ish ministrave të drejtësisë tregohuni të ndershëm para syve të qytetarëve se jo vetëm që nuk keni lënë një data bazë të tillë, po keni lënë pas në atë ministri sisteme të tenderuara në mënyrë ekstraligjore që sot nuk funksionojnë” u shpreh ajo.
Enkeljd Alibeaj:
“Kjo ishte fjala e fundit e një të pandehuri në një gjyq moral dhe politikë. Fjala e fundit me të cilën kërkoi mëshirë”.
Etilda Gjonaj:
“Është frika nga drejtësia që i krijon sebetet tuaja kur akuzoni”.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583