INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD kërkon arrestimin e Dakos: Çdo ditë në liri ai shkatërron prova

PD kërkon arrestimin e Dakos: Çdo ditë në liri ai shkatërron prova

Publikuar më: 14:26 05-11-2018

Partia Demokratike, nëpërmjet nënkryetarit Edmond Spaho kërkon arrestimin pa vonesa të kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako lidhur me përgjimet me bandën e Avdylajve. Spaho tha se, “deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar”.
Nënkryetari i PD përsëriti edhe një herë kërkesën që artikulohet nga selia blu prej dy javësh: “Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama”.
 
Article Logic
Execution time: 0.00357985496521