INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në universitete…

PD kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në universitete…

Publikuar më: 10:13 19-04-2016

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Universitete, Partia Demokratike kërkon shtyrjen e tyre. Debatet janë zhvilluar në Komisionin e Medias, ku i pari që foli ishte shefi i departamenti për Arsimin në PD, Luçiano Boçi, i cili kërkoi qartë, shtyrjen e zgjedhjeve për rektor në Universitetin e Tiranës me argumentin se kandidatëve po u bëhet presion politik.
 
Sipas tij, këto zgjedhje kanë rënë e Ministria e Arsimit duhet të gjejë zgjidhjen, pasi vetë ka ndërhyrë, që në fillim të proçesit zgjedhor duke hartuar dhe rregulloren.
Edhe ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj tha se studentët dhe pedagogët ndihen të pasigurt për të votuar.
 
Ndërsa socialisti Alfred Peza, mbrojti të vetët kur tha se në zgjedhjet e kaluara në universitete vetë qeveria sillej si bandë. Pas këtyre deklaratave reagoi dhe Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, i cili ashpërsoi gjuhën. Ai tha se ndërhyrjen në univeristete janë "shullaziko- politike" dhe se banditë me armë e bomba po i bëjnë presione. Pollo mbylli fjalën me konstatimin se ky është një skandal i pa dëgjuar më parë.
Debatet në komsion patën si shkak dyshimet se disa ditë më parë një prej kandidatët për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni, është kërcënuar nga Emiljano Shullazi dhe dy persona të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336