INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

PD kërkon shtyrjen e zgjedhjeve [Video]

Publikuar më: 17:06 25-01-2017

Partia Demokratike propozon shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 18 Qershorit, për të pasur kohën e duhur për votimin dhe numërimin elektronik. Në një intervistë ekskluzive për In Tv, numri dy i selisë blu Edmond Spaho thotë se shtyrja e zgjedhjeve është një opsion i mundshëm pasi përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, garanton që ato të jenë të lira dhe të ndershme. Ky vendim kërkon kompromis politik thotë Spaho, ndërsa jep sugjerimin që palët të ulen në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje. Por sipas tij përdorimi i teknologjisë është garancia e vetme në zgjedhje. Sipas Spahos kundërshtari politik ka treguar se bën gjithçka për të fituar një mandat të dytë. Ndaj dhe kjo është frika më e madhe e demokratëve, që gjykojnë se teknologjia nuk lejon manipulimin e votës.
Ndërkohë partia demokratike ka filluar me kohë përgatitjen për zgjedhjet e përgjithshme. Spaho thotë për herë të parë, se programi më të cilën demokratët do të kërkojnë votëbesimin e qytetarëve është gati që në këto momente, ndërsa ka nisur puna dhe për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047