INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD komision Ad - Hoc për reformën zgjedhore. Mësoni 3 propozimet e demokratëve [FOTO]

PD komision Ad - Hoc për reformën zgjedhore. Mësoni 3 propozimet e demokratëve [FOTO]

Publikuar më: 12:18 18-09-2017

Demokratët kanë depozituar në kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit të posaçëm Ad - Hoc për reformën zgjedhore. Bashkë me kërkesën për ngritjen e komisionit të posaçëm opozita demokrate e ka të qartë edhe ndërhyrjet në kod, duke veçuar 3 çështje si pika themelore për reformën zgjedhore. Ëhstë kryetari i selisë blu Lulzim Basha, i cili në një prononcim për mediat ka bërë publike 3 çështjet.
Lulzim Basha:
“1- Votimin dhe numërimin elektronik
2-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike në proces
3-Ti japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën përfaqësimit të tyre në parlament dhe në organet e tjera”.
Basha tha se reforma zgjedhore duhet te sjellë dhe reformë të thellë të sistemit politik. Ndaj dhe ecuria e reformës zgjedhore është jetike për demokracinë në vend. I pyetur nga gazetarët se cili është fati i marrëveshjes së 18 majit, pjesë e së cilës është dhe reforma zgjedhore, kreu i demokratëve dha këtë qëndrim.
Lulzim Basha:
“Kjo qeveri s’do ishte qeveri pa paratë e drogës pa dhunën e kriminelëve, pa milionat e korrupsionit që u derdhën për të blerë votat. Në këtë kuptim, marrëveshja e 18 majit u vra nga Rama përmes zgjedhjeve të 25 qershorit. Objekti i vetëm i marrëveshjes ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zgjedhjet ishin gjithçka përveç të lira dhe të ndershme. Se cili do jetë qëndrimi i Ramës atë do ta shohim. Ndaj ne nisemi në këtë betejë duke e pasur Ramën përballë dhe jo në krahë dhe jo për fantazinë tonë as për dëshirën për të krijuar konflikt në mënyrë të panevojshme, por se edhe këtë radhë Rama u rreshtua në anën e tyre që përmes angazhimit të parave të pista, te atyre qe nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve. E llogarisim Ramën në këtë përpjekje jo si aleat për reformimin e sistemit politik, por si vetë problemi ndaj jemi të vendosur që këtë përpjekje ta bëjmë jo thjesht të izoluar por me gjithë qytetarët shqiptarë. Pa ndryshuar politikën s’do ketë ndryshim të Shqipërisë”.

ad_hoc.png

 

ad_hoc_2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764