INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD Korçë letër KQZ: Çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të votimit kryen krim, tubime nga 27 qershori...

PD Korçë letër KQZ: Çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të votimit kryen krim, tubime nga 27 qershori...

Publikuar më: 10:35 26-06-2019

Partia Demokratike në Korçë ka kërkuar nga KQZ të ndërpresë menjëherë procesin e votimeve në Bashkinë e Korçës dhe Pustecit, pasi i konsideron të paligjshme. Këtë kërkesë PD e ka bërë nëpërmjet një letre drejtuar KQZ.

“Krim i rëndë vazhdimi i përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec”, thuhet në letër.

Më tej, në letrën drejtuar KQZ, PD e Korçës njofton se nga data 27 qershor deri më 2 korrik do të organizohen tubime të ligjshme në të dyja bashkitë. Sipas opozitarëve, tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Dega e PD në Korçë kërkon lirimin e menjëhershëm të KZAZ, VNV dhe QV, si dhe kthimin e tyre në funksion të publikut.

“Çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të votimit, kryen krim dhe qytetarëve iu lind e drejta që të parandalojnë me çdo mjet demokratik kryerjen e një krimi”, thuhet më tej në letrën e PD.

pddleter.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0016820430755615