INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Kryetari i Bashkisë së Divjakës nën akuzë për trafik prostitucioni [VIDEO]

PD: Kryetari i Bashkisë së Divjakës nën akuzë për trafik prostitucioni [VIDEO]

Publikuar më: 10:46 05-06-2016

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim Murrizi ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, se rezulton me precedentë penal për trafikim prostitutash. Murrizi kërkoi nga kryebashkiaku socialist që të përgjigjet ndaj akuzave që rëndojnë mbi të. Ndërkohë gjatë deklaratës së tij, një monitor u shfaq ish-sekretari i Partisë Socialiste të Divjakës, Berti Mone, i cili akuzonte publikisht Kokoneshin për lidhjet e tij me trafikun e prostitucionit.

Deklarata për mediat e kreut të PD-së së Lushnjës

Shihni dhe dëgjoni çfarë thotë ish-sekretari i Partisë Socialiste të Divjakës, ish drejtori i ndërmarrjes së plazhit, Berti Mone, pra bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të Bashkisë Kokoneshi.
Pra, ky mik i Kokoneshit për 32 vjet, bashëpunëtor i tij i afërt, rrëfen ngjarje konkrete, rrethana konkrete që janë indicie për të verifikuar akuzat se Kokoneshi është marrë me trafik prostitucioni.
Kjo është akuzë publike që Kokoneshi, kryetari i Ramës në Bashkinë e Divjakës nuk e ka mohuar. Prej një viti gjendet nën këtë akuzë, dhe Kokoneshi nuk e ka kurajon ta përgenjështrojë ose ta padisë për shpifje z.Mone.
Në formularin e dekriminalizimit ai e pranon që ka qënë në Milano, pikërisht në periudhën të cilën përmend miku tij prej 32 vitesh. Por nuk ka dhënë motivin, arsyen pse ka qënë në Milano.
Bashkë me shumë qytetarë, ne këtë i kërkuam dy ditë më parë, të japë llogari për akuzat. Të përgjigjet për goditjen prej rivalitetit në trotuaret e Milanos, të përgjigjet për shumat që paska fituar me vajzën nga Kombinati për muajin gusht në vitin 96.
Ai jo vetëm nuk përgjigjet, por akuzave për trafik prostitucioni i shton dhe shpifje të ulëta. Mashtron duke thënë për mua se jam i dënuar për mitmarrje. Dua tiu tregoj këtu vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë numër 423 datë 25.04.2007, që dëshmon pafajësinë time.
Kokoneshi nuk do ti shpëtojë dot akuzave për trafik prostitucioni duke shpifur.
Partia Demokratike e fton sërish prokurorinë të shqyrtojë dhe të hetojë të gjitha të dhënat që bën publike, ish sekretari i Partisë Socialiste për Divjakën dhe miku i Kokoneshit për 32 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0033931732177734