INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD:

PD: "Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar"

Publikuar më: 14:01 10-09-2017

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me ashpërsi atë cfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend. Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votes, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok.

"Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar" theksohet në deklarat.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385