INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD letër Ambasadorit Italian: Duam të dhënat mbi monitorimin e drogës nga ajri [FOTO]

PD letër Ambasadorit Italian: Duam të dhënat mbi monitorimin e drogës nga ajri [FOTO]

Publikuar më: 13:32 17-08-2016

Ndërsa në të gjithë territorin e vendit po zbulohen parcela të mbjella me cannabis sattiva, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, Flamur Noka i është drejtuar me një letër ambasadorit Italian në Tiranë, Cutillo, ku i kërkon të dhënat e monitorimit të drogës nga ajëri, pasi sipas tij qeveria shqiptare i fsheh.
Flamur Noka, i kërkon që komisioni i sigurisë të vihet në dijeni të raportit te monitorimit nga ajri nga Guardia di Financa.
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë iu drejtua ambasadorit Italian me një kërkesë me 19 prill të këtij viti, për të kryer sa më shpejt fotografimin dhe filmimin e parcelave me drogë nga ajri me anë të avionëve të Guardia di Financa, sipas marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare të vitit 2011.
Ja letra e plotë:

 

Article Logic
Execution time: 0.0040159225463867