INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD letër Ilir Metës. Ja ç’i kërkon…

PD letër Ilir Metës. Ja ç’i kërkon…

Publikuar më: 14:14 06-02-2016

Kërkesa më e fundit e Partisë Demokratike, drejtuar Kryeparlamentarit, Ilir Meta lidhet me zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor për serverat e tatimeve. PD kërkesën e saj e ka nisur përmes një letre, ku gjithashtu ka vënë në dijeni edhe ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ambasadoren e bashkimit Evropina Romana Vlahutini, Raportuesin për Shqipërinë, Knut Flekenshtain dhe antarin e Parlamentit Europian, Eduart Kukan.

Në letër shkruhet se: “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore. Pas njohjes së të drejtës së opozitës për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ky Komision u ngrit me vendimin e Kuvendit nr. 89/2015. Mirëpo, afati i veprimtarisë së Komisionit Hetimor ishte 3 muaj dhe përfundoi më datë 22 Janar 2016, edhe pse nuk ishin përmbushur ende të gjitha pikat e Planit Hetimor të miratuar.
Arsyetimi i opozitës për këtë kërkesë është si vijon: “Së pari, anëtarët e shumicë parlamentare në Komisionin Hetimor, që përbëjnë edhe shumicën në këtë Komision, refuzuan miratimin e një kerkesë të Komisionit drejtuar seancës plenare për zgjatjen e afatit të veprimtarisë. Së dyti, përcaktimi i afatit të veprimtarisë së Komisionit është e drejtë ekskluzive e kërkuesit. Së treti, nuk ka asnjë përcaktim në ligjin nr. 8891/2002 dhe në Rregulloren e Kuvendit që të specifikojë procedurën e shtyrjes së afatit të veprimtarisë së Komisioneve Hetimore.
Nisur nga arsyet e mësipërme kërkojmë miratimin pa asnjë vonesë të mëtejshme të kërkesës sonë për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, sipas tekstit të projektvendimit të propozuar me shkresën nr. 326 Prot., datë 29.01.2016. Cdo pretendim i pabazuar në ligjin nr. 8891/2002 dhe në Rregulloren e Kuvendit, është thjeshtë një justifikim për motive politike, që synojnë të mohojnë në mënyrë antikushtetuese të drejtën e pakicës parlamentare për ushtrimin e kontrollit parlamentar. Në këtë pikë, sjellim në vëmendje se përvecse një qëndrim i tillë nga ana e mazhorancës parlamentare bie ndesh me nenin 77 të Kushtetutës dhe ligjin nr. 8891/2002, si dhe cenon rëndë Rezolutën e marrëveshjes politike midis palëve të datës 24 Dhjetor 2014, të arritur me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Parlamentit Europian. Në këto kushte, ju bëjmë me dije se cdo tentativë për cenimin e të drejtave kushtetuese të pakicës parlamentare, është i papranueshëm nga ana jonë dhe se shprehim qëndrimin tonë se opozita parlamentare nuk do të lejojë që në seancën plenare të datës 11 Shkurt 2016, të diskutohet dhe shqyrtohet asnjë cështje tjetër.”

Article Logic
Execution time: 0.0032501220703125