INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD në foltore, deputetët përplasin duart mbi tavolina: Hajdutë, kriminelë

PD në foltore, deputetët përplasin duart mbi tavolina: Hajdutë, kriminelë

Publikuar më: 11:35 01-02-2018

Ka rinisur për herë të tretë mes tensionesh séanca plenare.

Deputetë të PD vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren, ndërsa kreu i grupit Parlamentar Spaho i përjashtuar nga séanca vijon të qëndrojë në ambjentet e brendshme.

Kryetari i Kuvendit i kërkoi shërbimeve të Kuvendit ta nxjerrin jashtë Spahon duke nxitur edhe më shume tensionet.

Deputetë të Partisë Demokratike qëndrojnë pranë foltores dhe i bien me duar tavolinave.  Ata thërrasin 'O Hajdut, O kriminel'. 

Opozita thotë se Gramoz Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjalës së Edmond Spahos i cili në nisje të seancës kërkoi të flasë për ekstradimin e financierit të Habilajve, Nezar Seiti.

Pranë foltores është krijuar edhe një kordon  me punonjësit e Gardës që ndajnë deputetët e PD dhe të PS-së.

Ndërsa deputetë të PS vijojnë të mbajnë fjalën për reformën e arsimit, ku përfshihet nisma 3 orë në 90 minuta dhe jo vetëm deputët e PD i bien tavolinave si mënyrë kundërshtimi.

Kryetari i kuvendit u bën thirrje deputetëve të PD të marrin fjalën por askush prej tyre nuk i përgjigjet. Sërish seanca ndërpritet 4 herë brenda 2 orësh.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938