INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD mbledh kryesinë, Basha: Sulmet dhe sherret ndaj njëri-tjetrit i shërbejnë Ramës

PD mbledh kryesinë, Basha: Sulmet dhe sherret ndaj njëri-tjetrit i shërbejnë Ramës

Publikuar më: 19:51 21-09-2017

Kryesia e Partisë është mbledhur pasditen e sotme, mbledhje në të cilën kanë marrë pjesë edhe kritikët e Bashës brenda partisë. Gjatë kësaj mbledhje është analizuar humbja e 25 qershorit, ku “kundërshtarët” brenda partisë i kanë kërkuar llogari kreut të PD-së.

Prioriteti i mbledhjes ishte reformimi dhe modernizimi i Partisë Demokratike nga ku është bërë analiza dhe organizimi i partisë. Gjithashtu është vijuar edhe me konsultimin për ndryshimet statutore dhe forcimi i rolit të anëtarësisë.

 Kreu i PD-së në fillim të mbledhjes ka folur për analizën e humbjes dhe nisjen e procesit për ringritjen e partisë.

Në fjalën e tij Basha tha se zgjedhjet e 25 qershorit “ishin një luftë”, ndaj u ka kërkuar demokratëve të bashkohen për betejat e ardhshme, me qëllim garantimin e votës së lirë. Sakaq, ai i ka shtrirë dorën kritikëve duke i kërkuar të lënë mënjanë sulmet ndaj njëri-tjetrit, që sipas tij i shërbejnë vetëm Ramës.

“Qëllimi i analizës është përbashkimi, në mënyrë që ne të ndërtojmë përgjigjen për skemën dhe infrastrukturën e blerjes së votës dhe shantazhimit, dhe t’i japim fund kësaj. Duhet ta identifikojmë infrastrukturën e tyre emër për emër, kudo në çdo zonë”, u shpreh Basha.

“Pergjegjesine time e mbaj, dhe e kam mbajtur para gjithe anetaresise se PD. Sulmet ndaj njeri tjetrit i sherbejne vetem Edi Rames. Dolem nga nje lufte, nuk ishin zgjedhje por lufte, duhet te bashkohemi per betejat e ardhshme. Ndryshimet statutore per vitalizimin, reformimin, demokratizimin e partise. Rritja e rolit te anetaresise. Cdo sulm pa fakte, me hamendesime ndaj PD dhe lidershipit, nje sherbim qe me vetedije qe i behet Edi Rames”.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553