Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka dalë sërish në një konferencë për mediet, ku ka publikuar rrëfimin e gazetarit investigativ që kreu përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm. Gazetari Jetmir Olldashi.rrëfen sesi nisi gjithë historia dhe si ai kontaktoi me dëshmitarin X të njohur ndryshe si Albert Veliu. Ndërkohë kreu i opozitës Lulzim Basha ka thënë se kjo është një tjetër dëshmi për skandalin Xhafaj. “Jo vetëm për profesionin e gazetarit, por për çdo shoqëri që aspiron, e vërteta është e rëndësishme. Kjo është e vërteta jo mashtrimet kriminale të Edi Ramës. Rama gënjeu dje se i ka bërë analizat në Surrel. Kur gazetarët i kërkuan emrin e agjencisë i bëri bisht përgjigjes. Hesht se do të fshehë veprat kriminale”-deklaroi kryedemokrati.