INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD me pseudonime të reja për Ramën dhe Tahirin. Teatri po luhet

PD me pseudonime të reja për Ramën dhe Tahirin. Teatri po luhet

Publikuar më: 12:45 05-05-2018

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po luan teatër me shqiptarët, duke mbrojtur Saimir Tahirin ndërsa ripërsërit akuzat për lidhejn e qeverisë me trafikun e drogës. “Dy ditë pasi Tahiri në marrëveshje më Ramën hoqi dorë nga mandati i tij i deputetit është ende i lirë. Pas këtij episodi kriminal të serialit që Edi Rama ka luajtur me shqiptarët nuk është aspak i gëzuar për mashtrimin dhe hirin syve që kërkon ti hedh botës mbarë tani, si Ponc Pilati kërkon të heq barrën e rëndë që i ka vënë vendit”-tha deputeti Enkelde Alibeaj në një konferencë për shtyp. Këtë herë PD duket se ka vendosur pseudonime të reja për Ramën dhe Tahirin. “Ka 6 muaj që ethet e kanë zënë, tamas si mafiozët kur ai njëherë lëshon ST, e pastaj ST e kërcënon dhe shantazhon ER se do ta tërheq atë në ferr, nuk e dorëzoi atë në këto 6 muaj. Nuk ja dorëzoi Drejtësisë Saimir Tahirin me se nuk kishte prova dhe shkatërroi”-tha Alibeaj. Për Partinë Demokratike, dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit nuk është gjë tjetër veçse, “teatri me regjistor ER dhe me aktor ST”. Deputeti i Partisë Demokratike, hodhi akuza edhe ndaj Fatmir Xhafajt. Alibeaj i referohet ministrit të Brendshëm, me emrin e vëllait të tij të akuzuar nga opozita për trafik lëndësh narkotike. Por nuk kanë munguar akuzat as për familjarët e Edi Ramës. “Ministri i Brendshëm, Agron Xhafaj përbetohet se bandave u ka hyrë tmerri por mafiozët e lidhur me politikën mbretërojnë… Vetingu në polici nuk e zgjidh problemin sepse peshku qelbet nga koka… Vetingu në polici do të jetë i paplotë sa kohë që Agron (Fatmir) Xhafaj dhe Olsi (Edi) Rama refuzojnë të bëjnë vetingun e tyre…”, tha Alibeaj

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543