INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Me urdhër të Ramës Kryeprokurorja e Tiranës po ushtron presion për arrestimin e Lulzim Bashës

PD: Me urdhër të Ramës Kryeprokurorja e Tiranës po ushtron presion për arrestimin e Lulzim Bashës

Publikuar më: 12:11 17-06-2019

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Partia Demokratike ka akuzuar drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, se me urdhër te Edi Ramës po ushtron presion ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

“Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij. Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij,” shprehet për mediat Gazment Bardhi.

Article Logic
Execution time: 0.0018560886383057