INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD merr vendim: Djegim mandatet!

PD merr vendim: Djegim mandatet!

Publikuar më: 13:04 18-02-2019

Grupi parlamentar demokrat vendosi unanimisht për djegien e mandateve. Lajmi u bë i ditur nga kreu demokrat Lulzim Basha gjatë një deklarate për mediat.

”Duke pasur parasysh gjendjen ku ndodhet vendi, pas kapjes së qeverisë duke vjedhur votat, siç dëshmojnë mediat ndërkombëtare. Shtypjes sistematike të të drejtave të njeriut. Emigracionin masiv kombëtar, gjendjes së rëndë sociale.

Ngritjen e një qeverie transitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme të parakohshme parlamentare, PD vendosi unanimisht për djegien e mandateve të të gjithë deputetëve”, deklaroi Basha.

Pas këtij hapi, Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së për ta njohur zyrtarisht me vendimin e marrë në grup.

Vendimi vjen pas protestës së ditës së shtunë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885