INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD mund të djegë mandatet! Zhvillimet më të fundit nga kampi blu

PD mund të djegë mandatet! Zhvillimet më të fundit nga kampi blu

Publikuar më: 09:45 24-01-2019

Partia Demokratike do të nisë një valë protestash, ku më e madhja është paralajmëruar më 16 shkurt.
Ndërkohë mbledhja e grupit Parlamentar ditën e djeshme është shoqëruar me debate mes deputetëve demokratë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha.
Mësohet se ka qenë deputeti Ervin Salianji ai i cili ka kërkuar djegien e mandateve ose nëse kjo nuk bëhet sipas tij ata duhet të futen në Parlament dhe të kërkojnë interpelanca.
"Kjo mbldhje e Grupit Parlamemtar do të ketë në fokus të saj diskutimin për stinën e protestave që kemi vendosur të zhvillojmë. Është menduar për një darej të deleguarve nëpër qarqe, duke nisur nga anëtarët e Kryesisë, deputetët dhe të deleguarit zgjedhorë", tha Spaho në fillim të mbledhjes.
"Unë mendoj që ne duhet të lëmë mandatet dhe të bashkohemi me popullin në protesta dhe revoltë. Ose nëse shihet si alternativë që të mos djegim mandatet, atëherë të ndajmë mendjen dhe të hyjmë në paralament për betejë. Të kërkojmë zhvillimin e interpelancave dhe të nisim përzgjehdjen edhe prezantimin e kandidatëve për 61 bashkitë, në mënyrë që të fillojmë fuahatën sa më parë. Mendimi im është qe ne duhet të bëjmë protestë të fortë para Kryeministrisë. Duhet të nxjerrim sa më shumë njerëz para Kryeministrisë që të ç'rrënjosim Ramën", u shpreh Salianji.
Mendimi i Salianjit u mbështet edhe nga deputetja Rudina Hajdari.
"Ne duhet të shkojmë me vendim të qartë tek njerëzit për të kërkuar protesta', u shpreh Hajdari.

Article Logic
Execution time: 0.0034301280975342