INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Ne i thamë “PO” paketës McAllister. Rama nuk do opozitën në zgjedhje

PD: Ne i thamë “PO” paketës McAllister. Rama nuk do opozitën në zgjedhje

Publikuar më: 11:48 17-05-2017

Në 16 pika, Partia Demokratike ka bërë publike të gjithë hapat që u zbatuarn për të arritur në një marrëveshje, por më pas kanë dështuar sipas saj pas refuzimit të Kryeministrit Rama. Koalicioni opozita shprehet io gatshëm ti thotë “PO” paketës Mcallister Plus, por ka qënë kreu i qeverisë që ka refuzuar marrëveshjen, e cila do ti jepte fund krizës politike në Shqipëri. Demokratët shprehen të gatshëm të votojnë dhe Vettingun menjëherë pas firmosje së marrëveshjes.
Hapat e PD drejt marrëveshjes:
1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.
2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.
3. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.
4. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.
5. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.
6. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.
7. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.
8. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.
9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.
10. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se "po"-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.
11. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.
12. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.
13. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.
14. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t'u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
15. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht "PO" ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
16. Opozita falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z. Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492