INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD nis proçesin e konsultimit për kandidatët për deputetë

PD nis proçesin e konsultimit për kandidatët për deputetë

Publikuar më: 09:19 21-05-2017

Partia Demokratike ka nisur proçesin e konsultimit per kandidatet per deputetë.

Afro 1700 individe jane propozuar nga me shume se 27 mije qytetare ne aplikacionin on line, ne faqen zyrtare te PD dhe afro 1500 propozime kane ardhur nga baza demokrate gjate nje procesi qe zgjati 3 muaj dhe perfundoi pak para protestes se opozites me 18 shkurt.

Kryetari i Partise Demokratike ka ngritur nje grup pune i cili prej dje ka nisur punen ne terren ne kontakte me strukturat e PD dhe me faktoret e komunitetit per te siguruar te dhena sa me objektive rreth kandidateve potenciale te PD. Ky proces synon ne evidentimin e kandidateve me perfaqesues ne baze te integritetit, aftesive dhe reputacionit te tyre ne komunitet.

Burimet nga PD bejne te ditur se anetaret e grupit te punes jane percaktuar jashte konfliktit te interesit, dhe se ne rast kandidimi, asnjeri prej tyre nuk do te garoje ne qarkun ku jane angazhuar keto dite ne kete proçes.
Behet e ditur se perberja dhe ndarja e grupit te punes eshte si vijon: Shkoder-Edi Paloka, Lezhe-Arben Ristani, Kukes-Dhurata Cupi, Diber-Ervin Salianji, Durres-Florjon Mima, Elbasan-Albana Vokshi, Fier-Flamur Noka, Berat-Tritan Shehu, Korce-Edmond Spaho, Vlore-Grida Duma, Gjirokaster-Gent Strazimiri, Tirane-Aldo Bumci.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109