INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD nuk pranon vetingun, “sekretin” ia nxjerr PS

PD nuk pranon vetingun, “sekretin” ia nxjerr PS

Publikuar më: 09:52 13-07-2016

Kur ka mbetur thuajse një javë nga dorëzimi në Kuvend i reformës në drejtësi, demokratët kanë dhënë përgjigjen ndaj propozimit amerikan për çështjen e “vetingut”. Nëpërmjet një letre, e cila i është dorëzuar komisionit të posaçëm, është bërë publike përgjigja e demokratëve lidhur me propozimin e Nënsekretares së Shtetit Viktoria Nuland për reformën në drejtësi. Atëherë kur pritej që palët të shkonin drejt kompromit për çështjen e vetingut, PD nuk pranon mbikqyrjen e ndërkombëtarënve.
Propozimi i PD kërkon përjashtimin e ndërkombëtarëve nga vetingu. Sipas opozitës, komisioni duhet të zgjidhet politikisht dhe është ai që përjashton kandidatet. Amerikanet‎ propozuan që të marrin ata dhe jo europianet në dorë drejtimin e komisionit ndërkombëtar të vetingut. Propozimi i PD është bërë një ditë më parë, ndërkohë që ai bie në kundërshtim me atë që kërkojnë amerikanët, ndërkombëtarët dhe drafti aktual i cili është në tryezën e komisionit të reformës.
Por ky qëndrim i demokratëve nuk është publikuar nga vetë ata. Kanë qënë deputetët socialsitë ata që kanë publikuar në mediat qëndrimin e opozitës, i cili i është dorëzuar një ditë më parë komisionit të reformës në drejtësi. E kjo “tradhëti” nuk është mirëpritur nga kreu i opozitës, i cili ka thirrur me urgjencë kryesinë e partisë dhe grupin kuvendor.

Ja propozimi i plotë i PD:

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547