INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD paralajmëron, ‘babale’ të tjerë për ministra në qeverinë Rama

PD paralajmëron, ‘babale’ të tjerë për ministra në qeverinë Rama

Publikuar më: 10:13 31-05-2018

Demokratët vijojnë të mbajnë të bllokuar seancën plenare. Edhe këtë të enjte opozita ka bllokuar foltoren e kuvendit, ndërsa në fjalën e tij nënkryetari i partisë Edi Paloka ka paralajmëruar të tjera skandale. Në fjalën e tij, e cila u përcoll përmes facebook-ut, pasi Ruçi ndërpreu seancën plenare, Edi Paloka ka deklaruar se edhe për ministrat e tjerë ka skandale që do të dalin së shpejti.
Edi Paloka:
“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.
Paloka thotë se i vetmi hall i Ramës është të mbrojë të vetët.
Edi Paloka:
“Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”.
Ndërsa kreu i grupit Edmond Spaho ngriti shqetësimin se vendi po shkon drejt një konflikti social. Për këtë Spaho drejton gishtin e përgjegjësisë ndaj qeverisë.
Edmond Spaho:
Ju po e çoni Shqipërinë, me këtë sjellje, me këtë model të rilindjes drejt konfliktit social. U përpoqët të pengonit protestën e ditës së shtunë, ta denigronit, bëtë gjithçka që qytetarët të mos vinin në protestë. Por qytetarët mbushën bulevardin. Vetëm qeverisje si kjo e juaja e kanë bërë këtë,  që ta çojnë Shqipërinë buzë greminës. I bëjmë thirrje Ramës që këto 30 ditë ti përdorë në interes të vendit”.

Article Logic
Execution time: 0.0041520595550537