INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD për shkarkimin  e Hajdarmataj: Ky është fundi...Rama dhe Tahiri shpëtuan kokat

PD për shkarkimin e Hajdarmataj: Ky është fundi...Rama dhe Tahiri shpëtuan kokat

Publikuar më: 15:27 09-05-2018

Partia Demokratike reagon për shkarkimin nga detyra të kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Nënkryetari Edi Paloka përmes një postimi në Facebook, shkruan se ‘Koka e Tahirit” u shpëtua e se çështja u zgjidh pasi prokurori i Krimeve të Rënda që 6 muaj më parë kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, sot u shkarkua.

“Gjashtë muaj më parë u sulmuan e kërcënuan nga kazani dhe deputetët e Ramës. I sulmuan si “tropojanë” dhe i kërcënuan publikisht me Vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit. Gjithçka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet pikë për pikë. Rama kapi prokurorinë pikërisht për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij. Vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë, por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ky është fundi”-deklaron Paloka.

Article Logic
Execution time: 0.0023751258850098