INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD përgatit rezolutën për ruajtjen e kufijve të Kosovës

PD përgatit rezolutën për ruajtjen e kufijve të Kosovës

Publikuar më: 10:49 04-09-2018

Shkëmbimi i kufijve i sugjeruar nga Hashim Thaci ka zgjuar një sërë reagimesh në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas liderëve politik nëse ky projekt zbatohet do sjell luftë në Ballkan.

Nisur nga kjo çështje burime për INTv bëjnë me dije se Partia Demokratike po përgatit një rezolute në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosove për mos ndryshimin e kufijve.

Rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare te qeverisjes ne Republikën e Kosovës.

Mësohet se rezoluta që po përgatit Partia Demokratike, mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës ne NATO dhe Bashkimin Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723