INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD përgënjështron KQZ, Kaso: Po falsifikohet pjesëmarrja

PD përgënjështron KQZ, Kaso: Po falsifikohet pjesëmarrja

Publikuar më: 15:54 30-06-2019

Partia Demokratike ka nxjerr përqindje tjetër të pjesëmarrjes së shqiptarëve në votime. Më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi zyrtarisht se pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 ishte 15%. Por Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, tha se në të vërtetë deri në këtë orë janë paraqitur për të votuar vetëm 10% e popullsisë.

“Operacioni më i madh që po kryen Rama sot është falsifikimi. KQZ është në krye të këtij operacioni, duke mashtruar për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar. Pjesëmarrja faktike ka qenë 6% deri në orën 11:00. Pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 10%. KQZ është një vegël e paligjshme në duart e Ramës. Paniku i Ramës duket qartë, askush nuk mund ta fshehë braktisjen e tij”, u shpreh Kaso.

Në vijim, ai i bëri thirrje KQZ, “të mos i shkojnë deri në fund planit për falsifikimin e pjesëmarrjes. Lojërat e pista me telefona të prishur nxjerrin zbuluar paligjshmërinë e kësaj KQZ-je me 4 anëtarë të PS në shkelje të ligjit. Arsyeja se pse KQZ nuk evidenton, ndalon dhe raporton shkeljet flagrante të ligjit, që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, deri tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë që mbushin kutitë e votimit, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, raste të gjitha të denoncuara nga media, është sepse KQZ-ja është një vegël e paligjshme në duart e Edi Ramës dhe në shërbim të farsës së gatuar prej tij”.

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377