Partia Demokratike kërkon zbardhje dhe transparencë të plotë të një ngjarjeje të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku të dhënat janë së deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje me makinë një person.
Ka dyshime serioze se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.
Partia Demokratike i kërkon policisë se shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht. Të dhënat janë se deputeti mik i Ramës ka qenë më shume shpejtesi kur ka perplasur per vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij. Prishja e vendngjarjes do t'ju sjellë vështërsi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Për këtë arsye PD kërkon hetim e përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtësi për viktimën.