INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD pranon propozimin e Metës, gati të negociojmë publikisht

PD pranon propozimin e Metës, gati të negociojmë publikisht

Publikuar më: 14:44 19-07-2016

Vetëm 30 minuta pas propozimit të Ilir Metës, që negociatat për reformën në drejtësi të jenë publike dhe tranpsarente ka mbërritur përgjigja e opozitës. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Lulzim Basha vlerëson propozimin e kryeparlamentarit Meta, ndërsa thekson se kjo është rruga e duhur për t’i dhënë fund provokimeve të ulëta politike.
Lulzim Basha:
“Me qëllim që negociatat të jenë transparente dhe në sytë e mbarë shqiptarëve PD mbështet propozimin që këto negociata të jenë hapura për median.
Zgjidhja është afër dhe Partia Demokratike është gati të japë edhe njëherë kontributin e saj pozitiv për një draft kushtetues sipas propozimit hibrid dhe në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias.
Shqiptaret nuk meritojne provokime të ulëta dhe as lojera politike me reformën në drejtësi, ndaj ftojmë mazhorancen të ulemi së bashku dhe të negociojmë në kushte transparence totale para shqiptareve për t’u dhënë zgjidhjen që ata meritojnë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877