INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Prokuroria të marr nën hetim deputetin socialist për grabitje pronash në bregdet[VIDEO]

PD: Prokuroria të marr nën hetim deputetin socialist për grabitje pronash në bregdet[VIDEO]

Publikuar më: 18:34 24-03-2018


Partia Demokratike, ka vijuar akuzat kundër deputetit socialist Alket Hyseni, të cilin thotë se prokuroria duhet ta marr në hetim për akuzën adresuar ndaj tij për grabitjen e 11 mijë metrave katrorë në Dhërmi.Në një deklaratë për mediet nga selia blu, deputeti Ervin Salianji tha se kryeministri po përdor dy standarde për të bërë drejtësi.

Salianji:
Alket Hyseni e ka siguruar pronën nga një i arrestuar vitin e kaluar për falsifikimin e dokumenteve, në kohën kur Hyseni drejtonte Task forcën për pronat e Bregut në Jug. Pra, Alket Hyseni e dinte konfliktin për këtë pronë, por sërish e bleu pronën e tjetërsuar me dokumente të falsifikuar për më shumë se 200 milionë lekë. Më pas pronën ia kaloi një firme, që siç rezulton nga dokumentet është e babait të tij.
Sipas kësaj force politike grabitjet e pronave bëhen me mbështetjen e Edi Ramës. Opozita i kthehet sërish akuzave se qeveria po tenton të mbyll me çdo kusht çështjen “Tahiri”. Akuzat e PD, janë hedhur poshtë nga deputeti Alket Hyseni, i cili ka sqaruar një ditë më parë se toka në Dhërmi që ai ka në zotërim, nuk është e njëjta me atë që pretendohet. “Hedh një i marrë një gurë në lumë dhe mblidhen një tufë të mençurish, por nuk e nxjerrin dot. Meqë me grupin e parë u shfaq edhe Shqupi, më duhet të bëj një sqarim për të gjithë miqtë e mi, votuesit dhe mbështetësit, si dhe për opinionin publik”-shkroi deputeti socialist. “Akuzat e montuara duke instrumentalizuar një zonjë, i refuzoj me neveri. Nuk e njoh as zonjën dhe asnjë nga familja apo fisi i saj (të paktën në dijeninë time), me të cilët mësova se është në konflikt familjar prej shumë vitesh”-shkruan ndër të tjera Hyseni.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598