INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD publikon fakte nga raporti i drogës: Dorëzohuni jeni të rrethuar!

PD publikon fakte nga raporti i drogës: Dorëzohuni jeni të rrethuar!

Publikuar më: 10:01 14-07-2018

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me raportin italian të trafikut të drogës ku theksohej se “shumica e marijuanës importohej nga Shqipëria”. Opozita vazhdon të këmbëngulë dhe të deklarojë se ndryshe nga sa raportojnë institucionet qeveritare importi i marjuanës nga Shqipëria drejt Italisë është rritur. Në një dalje për mediet deputeti Gent Strazimiri duke ju referuar një shkrimi të Zërit të Amerikës lidhur me raportin italian të trafikut të drogës, tha se konstatohet mes të tjerash se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane. Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”. Demokratët akuzojnë qeverisë se po e lexon siç do raportin e antidrogës italiane. Strazimiri e ka mbyllur deklaratën tij me shprehjen drejtuar qeverisë “DORËZOHUNI, koha juaj ka mbaruar! Jeni të rrethuar!”.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834