INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

PD, publikon një regjistrim, ku pretendohet se vëllai i Ministrit Xhafaj flet me një trafikant[VIDEO]

Publikuar më: 10:58 14-05-2018

Partia Demokratike ka prezantuar para mediave një regjistrim audio dhe pretendon se është një bisedë mes një trafikanti dhe vëllait të Ministrit Xhafaj. 

Për këtë arsye deputeti Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i bënë dhe akuza të drejtpërdrejta për Ministrin Xhafaj. Alibeaj, tha se ligji ‘antimafia’ e bën vetë subjekt të ligjit Fatmir Xhafën.
“Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg. Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar çdo veprim për ekstradimin e të vëllait.
Janë tre fakte të rëndësishmes se si Xhafaj ka penguar çdo veprim për ekstradimin e vëllait. Agron Xhafaj nuk bën asnjë ditë burg se pse vëllai nuk përmbush përgjegjësitë e tij dhe të verifikojë identitetin e ri të vëllait të informojë autoritete italiane dhe ta arrestojë. Ai falsifikoi dokumentet ligjore për të pamundësuar dënimin e tij si në Itali dhe në Shqipërisë. Ministri i Brendshëm nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij. Aktiviteti kriminal që ka kryer vëllai i tij e bën subjekt të ligjit vetë Fatmir Xhafajn,” tha Alibeja.

Pjesë nga audio-përgjimi i publikuar nga PD:

Trafikanti - Erdha për të bërë atë rrugën
Agron Xhafaj - trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë
Agron Xhafaj- trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain
Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.
Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648