INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD publikon shifrat e braktisjes së shkollave: Kambanë alarmi për të rinjtë

PD publikon shifrat e braktisjes së shkollave: Kambanë alarmi për të rinjtë

Publikuar më: 10:51 04-08-2018

Partia Demokratike ka denoncuar sot braktisjen e shkollave nga nxënësit, duke bërë përgjegjëse qeverinë  Rama për këtë situatë në arsim. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha se shkak për këtë dukuri është bërë varfëria e familjeve shqiptare. Teksa publikoi shifrat referuar INSTAT, deputetja demokrate theksoi se kreu i qeverisë nuk e ka prioritet arsimin dhe të rinjtë, duke shkaktuar kështu largimin e tyre nga vend. “Sot jemi në ditët më dramatike që arsimi po përjeton prej kalimit në demokraci pas viteve ’90. Në fund të mandatit Të parë të Ramës një në 6 nxënës kanë braktisur shkollat. Sipas INSTAT janë larguar nga sistemi 9-vjeçar 57 403 nxënës, nga arsimi i mesëm 31. 875, dhe nga arsimi i lartë 44 435 studentë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se edhe arsimi profesional ka rënie të ndjeshme, prej më shumës se 2 mijë studentësh krahasuar me vitin 2013”-u shpreh deputetja . Sipas saj kjo është kambanë alarmi. “Nxënësit i kanë braktisur shkollat sepse Rama nuk e ka prioritet arsimin, nuk e ka prioritet rininë. Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin, në një vend ku nuk promovohet i shkolluari dhe i edukuari. Varfëria e thelluar në këto 4 vite, është kthyer në armiken kryesore të arsimit. Një në 6 fëmijë kanë braktisur shkollat, sepse prindërit nuk kanë para për të blerë librat, nuk u sigurojnë dot ushqim”, u shpreh deputetja demokrate.

Article Logic
Execution time: 0.0022258758544922