INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Rama delirant, na shfaqet si Marigoja i qëndismave

PD: Rama delirant, na shfaqet si Marigoja i qëndismave

Publikuar më: 11:31 22-06-2016

Partia Demokratike e komenton në këtë mënyrë deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se ishte ai që dha idenë e shqiponjës në fanellën e Kombëtares Shqiptare.
Ina Zhupa, zëdhënëse e PD:
“Ky delirant i papërgjegjshëm, na shfaqet si Marigoja i qëndismave në bluzën e kombëtares.
Mendon se do ti shpëtojë ndëshkimit popullor me votë për krimet dhe korrupsionin, duke mashtruar paturpësisht për një bluzë. Po në të vërtetë gjithkush e di se ai është autori i Rroshit, Bushit, Bardhit, Prengës, Ndokës dhe Frrokut. Është autori i përgjimit të paligjshëm. Është autori i 2.2 miliardë eurove të vjedhura në 2 vite. Dhe për këto do të gjykohet, dhe ka për të gjykuar nga populli, e jo për mashtrimet dhe vanitetin bosh të vizatimeve të dala boje”.

Partia Demokratike reagoi ashpër edhe ndaj Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, pas videos së publikuar në media, ku një administrator kopështi dhunoi barbarisht një fëmijë vetëm 3 vjeç. Nikolla deklaronte një ditë më parë se ky kopësht ishte i paliçensuar, por ky qëndrim për demokratët është një akt papërgjegjshmërie për ministren. Në këto kushte demokratët i kërkojnë organit të akuzës që të hedhë dritë mbi këtë skandal.
Ina Zhupa, zëdhënëse e PD:
“Ekzistenca e këtij kopshti privat në zemër të Tiranës, pa licensë është një shkelje e rëndë e ligjit dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të hedhë dritë sa më shpejt mbi këtë krim. Është e qartë se ky aktivitet nuk bëhej pa dijeninë e Ministrisë së Arsimit, pa dijeninë e Lindita Nikollës. Por bëhej me dijeninë e tyre të plotë, me bekimin e tyre të plotë. Dikush ka marrë para që kopshti pa licencë të punonte. Dikush është paguar mirë që kjo paligjshmëri të mos prekej”.

Article Logic
Execution time: 0.003216028213501