INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Rama i ka dhënë të vëllait monopolin e bixhozit [FOTO]

PD: Rama i ka dhënë të vëllait monopolin e bixhozit [FOTO]

Publikuar më: 12:43 03-08-2018

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për vendimin e Presidentit Ilir Meta për rikthimin e ligjit të lojërave të fatit.

Në një deklaratë për mediat deputetja Jorida Tabaku ka akuzuar Ramën, se me këtë ligj kërkon ti jap të vëllait, Olsi Ramës, miliona euro fitime nëpërmjet koncesionit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit.

“Edi Rama i ka dhënë të vëllait monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit, duke fituar miliona euro nga numri i lartë i pikave të basteve, që janë 4 fishuar në 4 vjet.

Tarifa që pikat e basteve do të paguajnë për mirëmbajtjen me hyrjen në fuqi të ligjit nuk do t’i shkojë buxhetit, por kompanisë së vëllait të kryeministrit.

Kur ligji të hyjë në fuqi në 1 janar 2019, tatimi mbi fitimin e biznesit të bixhozit nuk do të jetë më 25%, por gati është përgjysmuar, në 15%

Edi Rama po e shtyn prej 3 vjetësh hyrjen në fuqi të zbatimit të ligjit për t’i dhënë mundësi bixhozit dhe pikave të basteve të zgjerohen dhe, në këtë mënyrë, kompanisë konçesionare të vëllait, t’i shtohet fitimi", shprehet deputetja.

 

ta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032930374145508