INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Rama ka vendosur çdo institucion në shërbim të Tahirit

PD: Rama ka vendosur çdo institucion në shërbim të Tahirit

Publikuar më: 14:39 06-02-2019

Partia Demokratike reagoi lidhur me veprimet e gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga Kryesia e Kuvendit, nënkryetari i PD, Edmond Spaho tha se PS dhe Rama kanë ndërtuar skemë për zvarritur hetimet ndaj Tahirit. Kjo sipas tij nuk ndodh vetëm për procesin gjyqësor por edhe për hetimin parlamentar.

“Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë ndërtuar një skemë për të zvarritur hetimet ndaj Saimir Tahirit me shpresën për ta shpëtuar atë nga burgu dhe më pas edhe veten e tij. Sot, ushtarët e Edi Ramës në konferencën e kryetarëve refuzuan ngritjen pa vonesë të komisionit hetimor për Saimir Tahirin. Në përpjekje për ta zvarritur sërish të drejtën kushtetuese të opozitës për të kontrolluar qeverisjen, që në këtë rast ëhstë bashkëqeverisje me bandat, Partia Pocialiste kërkoi kohë për t’u njohur me kërkesën tonë për komision hetimor. Pasi e bllokuan për gati një vit hetimin nga parlamenti të veprimeve të Saimir Sahirit dhe Edi Ramës për trafikun e drogës, duke mos na vënë në dispozicion asnjë dokument, kërkuan që të njihen me ndryshimet që ne kemi paraqitur në kërkesën për komision hetimor, megjithëse kërkesa është depozituar që në datën 1 Shkurt 2019”, tha ai, duke shtuar se, “Edi Rama ka vendosur çdo institucion në shërbim të Tahirit, për të mbrojtur veten e tij nga drejtësia”.

 

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146