INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Raporti sekret i shërbimeve Italiane dhe Gjermane konfirmon, Shqipëria fermë hashashi!

PD: Raporti sekret i shërbimeve Italiane dhe Gjermane konfirmon, Shqipëria fermë hashashi!

Publikuar më: 11:29 15-08-2016

Ajo çka Partia Demokratike po denoncon çdo ditë ka marrë një konfirmim edhe nga shërbimet italiane dhe ato gjermane: “Shqipëria është kthyer në një fermë hashashi”. Kështu deklaroi për mediat kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj. Për selinë blu për këtë situatë përgjegjës është Kryeministri Edi Rama, i cili sipas Alibeaj po vjel taksen e 30% për çdo rrënjë të mbjellë.
Enkelejd Alibeaj:
“Raporti sekret i shërbimeve taliane dhe gjermane i publikuar në media, konfirmon denoncimet e përditshme të Partisë Demokratike dhe thekson se njerëzit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, janë menaxherët e kanabisit dhe vjelin taksën 30 përqind për cdo rrënjë të mbjellë.
Raporti sekret dëshmon se e gjithë shqipëria është kthyer në fermën e madhe të hashashit të Edi Ramës.
Sepse edhe Edi Rama ka braktisur detyrën, dhe ka prioritet vetëm plantacionet me drogë. Kanabizimi i vendit po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon burimet dhe asetet e vendit dhe po sjell krime e vrasje.
Nga ky biznes kriminal përfitojnë vetëm bandat, drejtuesit e Edi Ramës në polici dhe sigurisht vetë ai, në krye të skemës së 30 përqindëshit.
Kjo nuk është zgjedhja e shqiptarëve. Shqiptarët nuk duan drogë, por punë të ndershme e siguri për familjet e tyre. Qytetarët do ta heqin këtë zgjedhë të bandave të drogës me Edi Ramën në krye.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”.

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148