PD ka dorëzuar në KQZ kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit dhe ato të Kavajës. Po ndryshe nga të majtët e partive të tjera që PS nuk i përfshiu në lisat e saj, mësohet se PD të paktën krerëve të partive aleate u ka garantuar vende të sigurta në lisata e saj. Madje dhe qarqet ku do kandidojnë. Fatmir Mediu i republikanëve është vendosur në Qarkun e Fierit dhe Vangjel Dule në Qarkun e Vlorës. Dashamir Shehi i LZHK do të kandidojë në Tiranë, ndërsa Kreu i PDK, Nard Ndoka në Shkodër.
E një vend sot është liruar, pasi një prej deputetëve historik të PD, Genc Ruli ka vendosur të mos jetë më pjesë e parlamentit të ardhshëm. Edhe pse s’ka bërë publike arsyet, ai i ka kërkuar publikisht strukturave të PD që të mos e përfshijë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 qershori, por s’ka dhënë arsyet.