INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD rezolutë kundër dhunës në familje, përmbajtja…

PD rezolutë kundër dhunës në familje, përmbajtja…

Publikuar më: 12:20 26-11-2017

Partia Demokratike ka hartuar një rezolutë kundër dhunës në familje, ku mes firmëtarëve është edhe kreu i saj Lulzim Basha.

Rezoluta e PD është bërë me dije nga deputetja Albana Vokshi gjatë një postimi një rrjetin social Facebook.

Partia Demokratike dhe LDGSH kanë hartuar një Rezolutë kundër Dhunës në Familje duke e depozituar atë zyrtarisht në Kuvend duke kërkuar mocion me debat. Ata kërkojnë që brenda 15 ditve në kuvend të krijohet një komision i posacëm për trajtimin ligjor të këtij fenomeni.

Po ashtu kërkohet përjashtim me ligj nga amnistia dhe nga rrethanat lehtësuese gjatë gjykimit për krimet në familje.

Rezoluta e PD shpreh shqetësimin:

Qeveria dhe pushteti vendor kanë dështuar të marrin masat e duhura dhe të nevojshme, për reduktimin dhe parandalimin e dhunës në familje, si dhe për bashkrendimin e punës midis tyre për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Qeveria s’ka ndertuar asnjë mekanizëm efikas për parandalimin e dhunës në familje.

Rezoluta PD kërkon:

- Mbikëqyrje e fortë parlamentare dhe trajtim të denoncimeve për dhunën në familje;
- Brenda 15 diteve Kuvendi krijon Komision te Posacëm për trajtimin ligjor të fenomenit;
- Brenda 60 ditëve qeveria të bëjë analizen, të paraqesë të dhënat, të krijojë rregjistrin kombëtar për dhunën në familje;
- Përcaktim me ligj të një strukture të vetme përgjegjëse me qëllim parandalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së vimtimave;
- Përjashtim me ligj nga amnistia dhe nga rrethanat lehtësuese gjatë gjykimit për krimet në familje;
- Rishikim për masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje për moslejimin e bashkëjetesës në një mjedis të dhunuesit dhe viktimës;
- ‎Rishikimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimës dhe vënien në dispozicion të mjeteve të nevojshme për rastet e rrezikut për jetën, duke mirëpërcaktuar detyrimet e Policisë së Shtetit, përcaktimin e personave përgjegjës që marrin përsipër të mbajnë nën kontroll dhunuesin, si dhe aplikimin gjerësisht të mbikëqyrjes elektronike për rastin e dhunuesve brenda familjes

Këto, janë ditë reflektimi për gratë dhe vajzat për të shtuar aktivizimin në mbrojtje të të drejtave të tyre, familjes dhe femijeve të tyre thuhet në rezolutën e PD-së.

rezoluta.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0044169425964355