INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD s'i ndahet Dakos, Pollo: Të mos lemë gur pa përmbysur deri sa banditët me kravat të përfundojnë në burg

PD s'i ndahet Dakos, Pollo: Të mos lemë gur pa përmbysur deri sa banditët me kravat të përfundojnë në burg

Publikuar më: 14:28 23-11-2018

Partia Demokratike vijon prej 30 ditësh tashmë thirrjen ndaj organeve të vendit që të arrestojnë kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako për deformim të zgjedhjeve si pasojë e bashkëpunimit me bandën e Avdylajve. 

Deputeti demokrat, Genc Pollo ndërsa tha se Dako ka mbrojtjen e kryeministrit Rama, parashtroi që opozita por dhe shoqëria nuk duhet të lërë gur pa lëvizuar deri sa zyrtarët e dyshuar për lidhje me kriminelë të përfundojnë në burg. “Është detyrë primare e opozitës por edhe e gjithë shoqërisë të mos rreshtim e të mos lëmë gur pa përmbysur deri sa të jemi sërish vend normal ku banditët me e pa kravatë të mos rrinë në zyra e nëpër rrugë por aty ku e kanë vendin: në burg”, tha Pollo.

Deputeti demokrat tha se përgjimet zyrtare të prokurorisë “ndaj bandës së Avdylajve dëshmuan se Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit e shef politiko-elektoral i partisë rilindiste në pushtet për krahinat Durrës, Shijak e Krujë, është në palë kontraktore me këtë bandë: Avdylajt i mbledhin vota me para e kërcënime. Në një vend normal, nuk po them anëtar i NATO-s e kandidat për në Bashkimin Europian, por thjesht në një vend normal, kryebashkiaku do të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen, për t'i çelur rrugë hetimit të pandikuar”, u shpreh deputeti demokrat.


Më parë, kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve demokratë që nga foltorja e PD e kanë akuzuar për lidhje me bandën e Avdylajve. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227