INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-deputeti demokrat tregon kur mund të ketë marrëveshje me PS

Ish-deputeti demokrat tregon kur mund të ketë marrëveshje me PS

Publikuar më: 14:34 06-07-2019

Ish-deputeti Agron Shehaj e thotë prerë se PD nuk do të bëjë marrëveshje me kreun e qeverisë, Edi Rama. Veç zgjedhjeve të lira, Shehaj thotë se duhet të ndëshkohen edhe ministrat që ai i vlerëson të korruptuar.
“S'do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën në qeveri dhe po nuk u ndëshkuan ministrat e korruptuar si Ahmetaj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira”, shkruan ai në Facebook, duke u ndalur më pas tek Rama.
“Kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri, dhe nëse Rama dënohet, do jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm”, shkruan ish-deputeti.

Article Logic
Execution time: 0.0035247802734375