INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD takon Delegacionin e Venecias: Do anulojmë çdo ligj që dëmton pronarët

PD takon Delegacionin e Venecias: Do anulojmë çdo ligj që dëmton pronarët

Publikuar më: 09:11 19-09-2019

Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi si përfaqësues të PD zhvilluan një takim me Komisionin e Venecias lidhur me çështjen e pronave.

Në një dalje për mediat, pas këtij takimi, dy ish-deputetët thanë se kanë shprehur shqetësimin për ligjet e pronave të hartuara nga qeveria, që sipas tyre bien ndesh më të drejtat e pronarëve.

Ata deklaruan se sapo PD do të vijë në pushtet, do të anulojë të gjitha këto ligje që janë në dëm të pronarëve.

“Ne patëm mundësi të shfaqim edhe vizionin që ka PD për çështjen e pronës. Prona është një dhe e patjetërsueshme dhe atë nuk e merr dot askush, as Edi Rama”, tha Tabaku.

“Shpjeguam edhe themelim e këtij mekanizmi djallëzor që ka futur Rama për të marrë pronën

Qeveria nuk kthen më prona, nuk kompenson dhe ka vënë një mekanizëm, që rishpronëson pronarët.

Ajo që ne ua bëmë të qartë është se e gjithë ky proces që bllokoi kthimin e pronave vë në pikëpyetje titujt ekzistues të pronarëve”, u shpreh. ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547