INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Të shkarkohet Lindita Nikolla. Maturantët të denoncojnë padrejtësitë

PD: Të shkarkohet Lindita Nikolla. Maturantët të denoncojnë padrejtësitë

Publikuar më: 15:56 07-09-2016

Reforma në arsim ka rënë që në nisje. Kështu deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat. E gjithë reforma thotë Basha prodhoi padrejtësi për maturantët, duke penalizuar më të mirët. Kreu i opozitës i kërkon maturantëve që të denoncojnë çdo rast padrejtësie që u është bërë, nëpërmjet një linku në internet.
Lulzim Basha:
“Kjo është reforma e Edi Ramës, që hedh poshtë mundin, talentin, punën e madhe, studimet e disa viteve, me një të rënë të lapsit. Si rasti i maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila e sheh sot veten jo-fituese në cdo universitet që ka aplikuar. Në faqen zyrtare të Partisë Demokratike është në funksion aplikacioni ku çdo maturant mund të denoncojë rastin e tij, dhe ne do ta ndjekim.
http://www.pd.al/trego-rastin-tend/”.
Opozita thotë se duhet të shkarkohet menjëherë Ministria e Arsimit Lindita Nikolla.
“Kjo dramë kombëtare, ka zgjidhje.
Shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Shpallja e plotë e listave, nga i pari maturant tek i fundit, transparencë totale, e menjëhershme, sot. Frenimi i regjistrimit dhe publikimi i kritereve.
Kërkojmë që KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit”.

Article Logic
Execution time: 0.0032451152801514