Partia Demokratike i ka hequr mundësinë Kryetares të KQZ, Lefterije Luzi për tu rizgjedhur, duke e skualifikuar nga gara. Vendimi i PD-së edhe pse vjen në moment të fundit është paraprirë më parë me zëra që akuzonin Luzin për qëndrimet e saj më së shumti pro shumicës. Lefteri Luzi u miratua nga PD, 4 vjet më parë në krye të KQZ.
PD këtë herë ka surprizuar, pasi i dha votat Denar Bibës, që aktualisht është nënkryetari i KQZ dhe Koli Beles, të njohur si mbështetës të qeverisë.
Pra vetëm këta dy emra do të kalojnë për votim në seancën e parlamentare të së enjtes.