INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD tërhiqet nga vendet e rezervuara, sërisht negociata!

PD tërhiqet nga vendet e rezervuara, sërisht negociata!

Publikuar më: 14:22 06-07-2016

Partia Demokratike ka lajmëruar se është tërhequr nga vendet e rezervuara, pikë kjo e vetmja që ka ndarë maxhorancën dhe opozitën për miratimin e reformës në drejtësi. Demokratët thotë se arësyeja e tërheqjes nga kjo pikë është arritja e konsensusit dhe miratimi i reformës në drejtësi në 21 Korrik, në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion kuvendor. Por demokratët se me anë të një propozimi, i cili i është dorëzuar Kryeministrit 17 ditë më parë, ku jepet dhe zgjidhja për këtë pikë, ende nuk kanë një përgjigje për këtë çështje nga shefi maxhorancës Edi Rama.
Mësohet se demokratët kanë ofruar një propozim të ri sipas rekomandimit 88 të Venecias.
Ja propozimi I PD:
“PD kërkon Komision ad hock me 12 anëtarë; 6 opozitë e 6 maxhorancë. Secili deputet në mënyrë elektronike zgjedh nga 1 gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatëse. Në mënyrë elektronike zgjedh një gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatëse. Dhe lista me 12 anëtarë hidhet si listë e tërë në parlament për votim. Kandidatët kalojnë në parlament me 2/3”.
Në një prononcim për mediat Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita ka 17 ditë që i ka dorëzuar propozimin e saj shumicës.
Lulzim Basha:
“Ne nuk kemi votat për të diktuar një reformë sipas Venecias, por deri në fund ngulmojmë te drafti i Venecias. Duam që rekomandimet e Venecias të materializohen plotësisht në draftin kushtetues. Edi Rama nuk e do reformën në drejtësi, por fajin do t’ja lë opozitës. Nëse ka në plan të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë “kalë beteje të ngordhur” i them se e ka gabim. Rama shpreson që më 21 korrik të drejtojë gishtin te opozita”.
Ndërkohë deputetja Vasilika Hysi pranoi se maxhoranca dhe opozita vijojnë negociatat për reformën e drejtësisë por thekson se nuk është në dijeni të propozimit të demokratëve.
Vasilika Hysi:
“Propozimin e Bashës po e dëgjoj tani nga ju. Ne jemi duke vazhduar negociatat me opozitën. Më vjen mirë që janë tërhequr nga vendet e rezervuara. Keqardhje që dalin me paketa jashtë negociatave”.

Article Logic
Execution time: 0.003699779510498