INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD thirrje Prokurorisë.

PD thirrje Prokurorisë. "Heto kërcënimin mafioz ndaj Salianjit, të dy deputetëve me rekorde kriminale"

Publikuar më: 16:14 07-11-2017

Partia Demokratike dënon kërcënimet e bëra nga dy deputetë socialist ndaj deputetit Ervin Salianji gjatë punimeve të Komisionit të Sigurisë në Kuvend. Salianji akuzon deputetët e PS-së, Pjerin Ndreun dhe Paulin Sterkajn, ndërsa PD i bën thirrje prokurorisë që të hetoj këtë kërcënimin mafioz.
Deklarata e plotë e PD-së:
Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin ndaj deputetit Ervin Salianji, që bënë sot në Komisionin e Sigurisë deputeti Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, i larguar nga policia në vitin 2004 si i përfshirë në trafik droge dhe deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, i raportuar nga SHISH zyrtarisht gjatë vetë qeverisjes socialiste, si i lidhur me trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore kur ishte në polici. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këtë kërcënim mafioz e banditesk nga një recidivist i dhunës dhe kërcënimeve në Kuvend si Pjerin Ndreu dhe kolegu i tij Stërkaj. Ju kërkojmë edhe partnerëve ndërkombëtarë, të monitorojnë këtë rast, e të kuptojnë se krimi i përfaqësuar në Parlament, krimi si zgjedhje e ortakëri e Edi Ramës, nuk mund të jetë zgjidhje për luftën ndaj krimit dhe drogës. Krimi është në pushtet prej Edi Ramës dhe vetëm me largimin e tij, mund të ketë luftë të vërtetë ndaj krimit dhe çlirim nga mafia e bandat?

Article Logic
Execution time: 0.0036888122558594