INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Vendimi korruptiv i qeverisë, tregtarët do blejnë kasa të reja

PD: Vendimi korruptiv i qeverisë, tregtarët do blejnë kasa të reja

Publikuar më: 13:12 17-11-2018

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme një Vendim të Këshillit të Ministrave ku thuhet se kasat e vjetra dalin nga qarkullimi dhe se tregtarët duhet të blejnë të reja.

Deputeti i opozitës, Endri Hasa tha se nga 1 herë në ditë, bizneset detyrohen të transmetojnë çdo shitje në kohë reale, një funksion që kasat ekzistuese nuk e kanë.

Sipas Hasës, kostoja e vendimit korruptiv të qeverisë është nga 600-1000 euro për çdo biznes.

“Buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës.Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 – 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve.Aktualisht, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por me VKM Nr. 651, qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë – “transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.Kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale.Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet! Ky projekt cenon konkurrencën e lirë, mbyll vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese” u shpreh Hasa.

Article Logic
Execution time: 0.0039498805999756