INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD vijon denoncimin, si po përdoren të dhënat personale të pacientëve e jo vetëm

PD vijon denoncimin, si po përdoren të dhënat personale të pacientëve e jo vetëm

Publikuar më: 10:54 09-06-2018

Partia Demokratike ka vijuar të denoncojë sërish se po grumbullohen të dhënat personale të pacientëve, punonjësve të administratës dhe prindërve të nxënësve të cilat sipas opozitës bëhen me qëllim përdorimin për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme

Në një deklaratë për mediat deputetja Albana Vokshi u shpreh se janë minisitrja e Shëndetësisë Manastirliu dhe ministrja e Shëndetësisë Nikolla ato që kanë urdhëruar grumbullimin e të dhënave personave. Ajo shtoi se PD ka dorëzuar edhe një padi penale në Prokurori për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ dhe "përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore", duke kërkuar pezullimin nga detyra të Ministreve Manastirliu dhe Nikolla, deri në hetimin e plotë nga ana e prokurorisë.

‘Partia Demokratike i kërkoi Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, të hetonte e të reagonte ndaj këtij skandali që çdo ditë merr përmasa edhe më të mëdha. Ne kemi dorëzuar edhe padinë penale në Prokurori për veprën penale "shpërdorim i detyrës" Kjo është përgjigja e dytë zyrtare nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në shkresën e parë, Komisioneri Urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të të dhënave nga Ministria e Arsimit. Në këtë shkresë, Rekomandim, Komisioneri vë në dijeni që pas kërkesës së PD-së, ka kryer edhe një hetim administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ashtu siç PD kishte ngritur shqetësimin, Hetimi i Komisionerit konfirmon denoncimin e PD, kur shprehet se “mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i tyre nga Ministria e Shëndetësisë nuk mbështetet në asnjë bazë ligjore” pra asnjë akti ligjor apo nënligjor duke nxjerrë zbuluar mashtrimet e Ministreve Manastirliu dhe Nikolla.

Legjislacioni në fuqi e ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e të dhënave pa ditur qëllimin. As pacientët, as punonjësit e administratës, nuk janë informuar mbi qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave. Ata janë shantazhuar dhe kërcënuar me pushime nga puna, nëse nuk plotësojnë tabelën e dërguar nga zyra e Ramës, tabelë në të cilën ndodhen të dhënat personale që do t’i shërbejnë Edi Ramës për operacionin e paligjshëm të blerjes së votës apo intimidimit të votuesve. Partia Demokratike, fton edhe një herë të gjithë prindërit, mjekët, mësuesit, infermierët, punonjësit e administratës të refuzojnë dhënien e të dhënave personale Ministreve të Ramës, pasi qëllimi i vetëm i mbledhjes së tyre është keqpërdorimi” thuhet në njoftimin e PD-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324