INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Votimi dhe numërimi elektronik kthen besimin tek zgjedhjet

PD: Votimi dhe numërimi elektronik kthen besimin tek zgjedhjet

Publikuar më: 13:43 17-05-2016

Besimi në procesin zgjedhor në vend në këto 25 vite tranzicion ka qënë gjithmonë i lëkundur. Nuk kanë munguar as rastet kur pala humbëse nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, e ndaj pas çdo proçesi votimi reforma zgjedhore është rikthyer në debatin politik. Ndërsa na ndan thuajse një vit nga zgjedhjet e përgjithshme të 2017 opozita e vendos “besimin” në votimin dhe numërimin elektronik.
Oerd Bylykbashi:
“Sfida kryesore duhet të jetë përdorimi i teknologjive, të bëhet identifikim biometrik për zgjedhësit dhe kjo është e mundur. Të bëhet votim dhe numërim elektronik. Kjo i jep fund votimit të personave më shumë se njëherë. Me këtë shmanget keqpërdorimi i kartës së identitetit që është kthyer në faktor të madh risku. Identifikimi biometrik heq këtë mundësi. Fleta e votimit të jetë e administrueshme, askush të mos numërojë një fletë votimi të një subjekti për një tjetër, të gjitha këto janë të mundshme”

Bashkëkryetari socialist i komisionit Bashkim Fino tha se për këtë duhet të japin garanci ekspertët nëse mund të realizohen ose jo, në të kundërt tha ai nuk mund të bllokohet procesi elektoral i 2017 .
Bashkim Fino:
“Shpenzojmë shumë para në procesin zgjedhor, të kufizohen me ligj shpenzimet e panevojshme e këtu fushatat janë më të shtrenjta se në SHBA. Në 2013 kemi pasur procesin e numërimit elektronik në Fier dhe çekim të kartës elektronike në Tiranë. Votim elektronik nuk është bërë asnjëherë në vendin tonë nuk jam specialist, por jam i dyjëzuar, për këtë duhet të kemi siguri”.
Një tjetër propozim erdhi nga kryerepublikani Fatmir Mediu i cili tha se reforma duhet të parashikojë përjashtimin e deputetëve që lëvizin nga forca politike që votohen në fillim, duke e konsideruar këtë një Pazar politik.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275