INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PDIU braktis koalicionin me PS-në, gati për t’iu bashkuar opozitës, Idrizi: Pse braktisëm Ramën

PDIU braktis koalicionin me PS-në, gati për t’iu bashkuar opozitës, Idrizi: Pse braktisëm Ramën

Publikuar më: 19:56 11-09-2018

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar ku u ndërmorën një sërë vendimesh të rëndësishme mbi ecurinë e kësaj force politike. Kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi ka njoftuar largimin nga koalicioni me Partinë Socialiste dhe është mandatuar për të negociuar me Partinë Demokratike për lidhjen e koalicionit të ri.

Idrizi ka akuzuar qeverinë socialiste se ka tradhëtuar e braktisur çështjen çame duke pranuar të mos e bëjë pjesë të negociatave me Greqinë.

“Po të nderuar miq, edhe unë kam faj e po ju rrëfej me zemër në dorë se si çdo njeri normal në këtë vend gaboj, sepse mendova dhe besova që do e çonim përpara këtë kauzën tonë të jetës e të shpirtit edhe në një koalicion me këtë mazhorancë. Kurrë e për asnjë moment nuk kam besuar se dikush mund të arrinte sa ti lozte fatet tona në lojëra pushteti e ky dhe vetëm ky është faji im.

Sot shpall para jush vendimin e Kryesisë së PDIU që votoi në unanimitet që kryetari i PDIU të mandatohet për të përmbyllur marrëveshjen me opozitën zyrtare në vend e që së bashku të sjellim një realitet të ri për vendin e për të djathtën shqiptare që duhet t’i përmbledhë gjithë copëzat e saj në emër të një qëllimi të madh, nje politikë normale që t’i kundërvihet krimit, varfërisë, dhunës e arrogancës shtetërore, një politikë që do bashkoj shqiptarët dhe do kërkoj zgjidhje të mençura e larg gjuhës së urrejtjes për kauzën tonë e për të gjithë kauzat kombëtare“, tha Idrizi.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551