INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PDIU drejt shkëputjes nga koalicioni me PS? Vjen reagimi i fortë nga Mesila Doda

PDIU drejt shkëputjes nga koalicioni me PS? Vjen reagimi i fortë nga Mesila Doda

Publikuar më: 18:46 11-04-2017

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të politikanëve të pranishëm në Parlament, pas rrëzimit të kandidaturës së Shpëtim Idrizit si anëtar i Komisionit Ad-Hoc për Vetingun, teksa u votuan kandidaturat e Ulsi Manja, Vasilika Hysit nga PS dhe Luan Ramës nga LSI.

Mesila Doda pranoi hapur jashtë ambienteve të Kuvendit përçarjen e mazhorancës. Doda tha se sot nuk u shkatërrua vetëm marrëdhënia mazhorancë-opozitë, por u tregua çarja brenda vetë mazhorancës.

 “Sot shqiptarët kanë parë një tjetër fytyrë të politikës që nuk do drejtësinë . Procesi ishte në kundërshtim me procedurën parlamentare. Dua t’iu bëj me dije sot që pas shkresës së ardhur nga kryetari i Kuvendit, në mënyrë të çuditshme erdhën dy kandiatura nga PS, kurse PDIU asnjë përfaqësues. Meta kërkoi nga një përfaqësues, por sot u shkatërrua jo vetëm mazhorancës dhe opozitës, por edhe një çarje brenda mazhorancës. U përjashtua një pjesë e mazhorancës. Asgjë nuk e ndihmon më marrëdhëniet mes aleatëve.”, tha Doda.

Article Logic
Execution time: 0.0033988952636719